Sot Kuvend, PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin (Rendi i ditës)

15 February 2024, 08:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot Kuvend, PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin (Rendi i
Kuvendi i Shqipërisë

Sot në Kuvend pritet të rikthehet për votim Projektligji ‘Për lojërat e fatit’, draft i tërhequr nga vetë socialistët në seancën e 8 shkurtit. Mazhoranca e tërhoqi pa shpjegime ligjin për rikthimin e basteve dhe nuk përcaktoi një datë të re për votim

Në seancën e sotme është parashikuar edhe një interpelancë me kryeministrin Edi Rama e kërkuar nga disa deputetë të PD.

Rend që pritet të mos realizohet nisur nga takimet e kreu të ekzekutivit në kuadër të vizitës së Sekretarit Antony Blinken në Tiranë. Për votim shkojnë edhe p/ligj për festat zyrtare, organika e INSTAT, si dhe miratimi i strukturës dhe pagat për punonjësit e KQZ. 

Opozita shkaktoi kaos me vezë dhe miell jashtë dhe brenda dyerve të sallës në 8 shkurt. Për pasojë Edi Paloka u përjashtua me 40 ditë për djegien e librit të rregullores dhe 20 ditë Petrit Dodën që u përplas me Gardën.

Rendi i dites

Interpelancë urgjente me Kryeministrin, zotin Edi Rama, kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Projektligj “Për një shtesë në ligjin nr. 7651, datë 21.12.1992, “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, të ndryshuar.

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 127/2018 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Statistikave, INSTAT”.

Projektvendim “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë jo të plotë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.


Video