“S'ka bashkim Berisha-Bardhi”, Murrizi: I shqeva unë listat e mbyllura dhe jo Lul byreku

24 January 2024, 22:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“S'ka bashkim Berisha-Bardhi”, Murrizi: I shqeva unë
Gazetarja Dafina Hysa dhe Myslim Murrizi

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi thekson se nuk ka bashkim real mes "Rithemelimit" dhe grupimit të drejtuar nga Gazmend Bardhi. I ftuar në emisionin "Breaking" me Dafina Hysën, në Top News, Murrizi ka  shpërthyer në akuza të ashpra ndaj Bardhit dhe disa deputetëve demokratë.

"Luftojnë për një karrige të qelbur përmes lëpirjes dhe servilizmit. S'ka bashkim Berisha-Bardhi, pasi Berisha e njeh Bardhin si kreun e grupit parlamentar, por Bardhi nuk e njeh Berishën si kryetar".

Sipas Murrizit, si Basha ashtu edhe Bardhi janë promovuar pa merita në PD.

"Si e mori Berisha-Bashën në krye të PD, ashtu e mori Basha Gazin në parti"

Sa i përket debateve për komisionin e posaçëm të Reformēs Zgjedhore, ish deputeti demokrat i sheh si pretekst dhe thekson se grupimi i Berishës  duhet të angazhohet në kuvend për të bërë ndryshimet e duhura.

"Listat e mbyllura i ka shqyer Myslim Murrizi kur iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, jo "Lul byreku". Berisha dhe mbështetësit e tij duhet të luajnë fort në kuvend, të mos mbeten të varur nga një grup njerëzish pa stof politik, pa vota, që janë bërë faktor fals. Të prishet pazari i pistê i vitit 2008. Nuk ka nevojë për komision bipartizan, për tre minuta i bënë ndryshimet në 2008".

 


Video