“Shqipëria nuk është në shitje” – Marjana Koçeku takime në Parlamentin Europian

1 Korrik 2026, 19:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Deputetja Marjana Koçeku, është takuar në Parlamentin Evropian me eurodeputetin Sandro Gozi.

Ajo e nis videomesazhin me mesazhin “Shqipëria nuk është në shitje” ndërsa thekson se mbështet fuqimisht lëvizjen qytetare në Shqipëri, zbatimin e ligjit, transparencë e demokraci.

“Shqipëria nuk është në shitje. Jam këtu në Parlamentin Evropian për të sjellë zërin e mijëra shqiptarëve që po protestojë prej disa javësh jo vetëm për të shprehur një pakënaqësi të thjeshtë me qeverinë dhe kryeministrin po për një kërkesë të fortë për demokraci, transparencë dhe zbatim të ligjit.

Populli shqiptar, veçanërisht të rinjtë po protestojnë për të shprehur dëshirën dhe gatishmërinë për t’u anëtarësuar në BE por ata besojnë se kjo duhet të ndodhë përmes demokracië” – thotë Koçeku në mesazhin e saj.

Europarlamentari Gozi nga ana e tij tha se Shqipëria ka nevojë për një kryeministër që të mos shkelë ligjin dhe të luftojë korrupsionin që janë edhe themeli i BE-së.

“Jam i gëzuar që takova në Parlamentin Evropian Marjana Koçekun, një deputete e re në Parlamentin e Shqipërisë dhe e angazhuar fort për të mbështetur lëvizjen qytetarë në Shqipëri, lëvizje që kërkon më shumë transparencë, respektim të ligjit luftë kundër korrupsionit.

Shqiptarët e duan Evropën, Shqipëria e meriton të ardhmen në BE por kanë nevojë për një kryeministër që të zbatojë ligjin, që është edhe themeli i BE-së, gjë që është edhe në zemër të lëvizjes qytetare” – thotë Gozi.


Video