Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Video-skandali i Safet Gjicit ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Si kurrë më parë, rrjeti nuk ka qenë kaq i mbushur me kaq meme dhe ironi. Në lojë ka hyrë edhe slogani i PS-së në zgjedhjet e 14 Majit, “Vetëm përpara”, por jo vetëm.
Pas publikimit të pamjeve, Gjici kërkoi ndjesë dhe tha se me vajzën kishte lidhje intime prej kohësh. Për videon Safet Gjici ua u hodhi fajin kundërshtarëve politikë duke deklaruar se e kishin futur në kurth.
Me vendim të Këshillit të Ministrave ai u shkarkua nga posti i kryebashkiakut dhe në Kukës pritet të mbahen zgjedhje të reja për administratorin e ri të qytetit.