Reshjet e borës në Qafë Thorë, Rama ndan pamjet: Autoritetet ndërhynë menjëherë

11 November 2023, 21:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Reshjet e borës në Qafë Thorë, Rama ndan pamjet: Autoritetet
Reshjet e borës në Qafë Thore

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ndërhyrja e autoriteteve në terren pas dëborës së parë që ra në Qafë Thorë.

Rama shkruan se ndërhyrja ishte e menjëhershmë që të mbahej e kalueshme rruga që të çon në fshatin turistik të Thethit.

“Bora e parë për këtë sezon në Qafë Thorë, ku ndërhyrja e autoriteteve në terren ishte e menjëhershme për ta mbajtur rrugën e kalueshme për banorët e duke u mundësuar bujtinave në Theth të vazhdojnë mikpritjen e turistëve që dëshirojnë të vizitojnë alpet”, shkruan Rama.


Video