
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me shefen e re të UNMIK, Caroline Ziadeh.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shpreh konsideratën e tij dhe thotë se dialogu mes tyre ka vetëm dobi për Kosovën.
"I mbresuar shumë pozitivisht nga shefja e re e UNMIK-ut Caroline Ziadeh. Për ne UNMIK-u e ka mbaruar misionin në Kosovë dhe ky qëndrim i yni do të shprehet qartë edhe në Këshillin e Sigurimit.Por ndërkohë dialogu e ndërveprimi me zonjën dhe ekipin e saj kanë veç dobi për Kosovën", shkruan Rama në Twitter.
I mbresuar shumë pozitivisht nga shefja e re e UNMIK-ut Caroline Ziadeh. Për ne UNMIK-u e ka mbaruar misionin në Kosovë dhe ky qëndrim i yni do të shprehet qartë edhe në Këshillin e Sigurimit.Por ndërkohë dialogu e ndërveprimi me zonjën dhe ekipin e saj kanë veç dobi për Kosovën. pic.twitter.com/H9nIQ9ZyU0
— Edi Rama (@ediramaal) September 7, 2022