Rama sot në Britani, marrëveshje me Manchester City për akademi futbolli në Durrës

26 April 2023, 10:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama sot në Britani, marrëveshje me Manchester City për akademi
Edi Rama

Qeveria po përgatit marrëveshje me ekipin Manchester City për akademi futbolli në qytetin e Durrësit.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të niset drejt Anglisë.

Sipas burimeve fokusi i kësaj vizite do të jetë sporti, marrëveshja për të ngritur në Shqipëri një ndër akademitë më elitare të sportit që Rama lajmëroi dy ditë më parë nga qyteti bregdetar i Durrësit.

Sipas mediave delegacioni Shqiptar do të zhvillojë takime në Manchester dhe bisedimet do të realizohen me klubin e famshëm të Manchesterit!

Në këtë udhëtim, Rama do shoqërohet nga ministrja Evis Kushi, dhe kryebashkiakja Emirjana Sako.

 


Video