Rama: Sistemi ynë i prokurimeve publike më i miri në rajon! Ta kopjojnë edhe vendet e BE-së

11 December 2024, 17:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama: Sistemi ynë i prokurimeve publike më i miri në rajon! Ta
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka sistemin më të mirë të prokurimeve publike në rajon.

Rama tha, gjatë një eventi me ambasadorë të huaj dhe zyrtarë qeveritarë, se sistemi i prokurimeve publike shqiptare është më efiçenti dhe më transparenti.

Kjo sipas tij është e faktuar nga raporti i Bashkimit Europian, ndaj dhe sugjeroi që vende të Bashkimit Europian ta kopjojnë këtë sistem tenderash që ka Shqipëria.

“Sot Shqipëria është në vendin e parë në rajon për prokurimet publike, nga pikëpamja e eficencës, transparencës. Këtë e thotë BE, dhe për të arritur në këtë konkluzion, përdor një instrument ekspertësh që analizojnë vendet. Është i njëjti instrument që ka qenë dhe më parë dhe nuk i ka thënë më parë këto gjëra. BE e konsideron sistemin tonë të prokurimeve publike, si një sistem evropian”, u shpreh Rama.


Video