Rama njofton konferencë për shtyp me Xhaçkën, do flasë për Tahirin dhe Rusinë?

5 February 2022, 09:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama njofton konferencë për shtyp me Xhaçkën, do

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një konferencë për shtyp në orën 11:30 ditën e sotme. Zyra e shtypit e Kryeministrisë thotë se Rama do ta zhvillojë konferencën së bashku me ministren për Europën dhe punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Të pranishëm do të jenë edhe gazetarët.

“Në orën 11:30 Kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka do të zhvillojnë një konferencë për shtyp me gazetarët në Kryeministri”, thuhet në njoftim.

Në njoftim nuk jepen arsyet se pse do të zhvillohet kjo konferencë. Megjithatë kjo dalje e kreut të qeverisë vjen pas dënimit me burg të ish-ministrit Saimir Tahiri, por nuk dihet nëse Rama do të flasë për këtë çështje.

Në fokus mund të jetë edhe përgjigja ndaj letrës së Rusisë drejtuar Shqipërisë për të mbajtur një qëndrim në lidhje me krizën në Ukrainë.


Video