Rama ndan fotot nga pushimet dhe falenderon Melonin: Motra e Shqipërisë dhe vëllai i Italisë

17 August 2023, 19:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama ndan fotot nga pushimet dhe falenderon Melonin: Motra e
Edi Rama, Giorgia Meloni

Kryeministri Edi Rama i ka uruar rrugë të mbarë homologes italiane Giorgia Meloni, e cila kaloi katër ditë pushime në Vlorë.

Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa çaste nga takimi me Melonin dhe familjarët e saj, teksa shkruan “faleminderit Georgia, ishte një kënaqësi”.

Kryeministri Edi Rama nuk ngurron ta quajë Melonin si “motra e Shqipërisë”, ndërsa veten si “vëllai i Italisë”.

Krerët e dy shteteve patën një takim privat në Vlorë, ku biseduan për çështje me rëndësi në fushën e sigurisë, investimeve dhe turizmit.



Video