Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

20 July 2026, 13:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të premten Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Mbledhja do të mbahet në Pallatin e Brigadave në orën 09:30.

“Të nderuar kolegë, Ju informoj se të premten, më datë 24.07.2026, në orën 09:30, do të zhvillohet Mbledhja e Zgjeruar e Grupit në Pallatin e Brigadave.

Agjenda e mbledhjes do t’ju dërgohet së shpejti”, shkruhet në mesazhin dërguar deputetëve.


Video