Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot (9 mars) kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët në Shkodër, ku do të bëhet një analizë e thelluar për punën e bërë.
Në takim pritet që të bëhet një analizë e thellë financiare dhe në ‘sitë’ do të kalojnë edhe projektet e BE, shërbimet, si edhe burimet njerëzore.
Ndërkohë, në orën 12:00 është parashikuar një tryezë e hapur me anëtarë të kabinetet qeveritar, kryebashkiakë dhe drejtues të agjencive, mbi disa tema, si shëndetësia, bujqësia, arsimi, mjedisi, siguria, infrastruktura etj.
Në fund do jepen edhe disa propozime për problematikat e paraqitura në këtë mbledhje, ndërsa takimi do mbyllet rreth orës 17:30 me fjalën e kryeministrit Rama.