Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar si buf kënete edhe Flamur Nokën.
Në një video të shkurtër të postuar në Facebook, ku shfaqet vetëm një buf, në sfond dëgjohet zëri i Nokës teksa thotë se pas 12 majit Shqipërisë do t’i vijë era shtet.
“Era shtet do ti vijë Shqipërisë më 12 maj e pas, era demokraci do ti vijë këtë vendi dhe do të lulëzojë ekonomia familjare e çdo shqiptari”, dëgjohet Noka në video.
Krahas videos, kryeministri Rama ka postuar vetëm disa ikona bretkosash dhe një buf.