Rama i bindur: Ose e bëjmë ne Shqipërinë, Evropë, ose Evropa nuk e merr kurrë Shqipërinë

25 May 2026, 18:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama i bindur: Ose e bëjmë ne Shqipërinë, Evropë, ose

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin e Partisë Socialiste në forcimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke deklaruar se kjo forcë politike ka bërë të mundur që shqiptarët të ndihen krenarë kudo në botë.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se respekti në marrëdhëniet ndërkombëtare është çështje reciprociteti dhe se Shqipëria, pavarësisht madhësisë apo fuqisë ekonomike, kërkon të trajtohet me dinjitet nga partnerët ndërkombëtarë.

“PS, duan apo s’duan ata që s’duan, është partia që mund të krenohen sot për faktin e thjeshtë se i ka ngritur kokën shqiptarëve në të gjithë botën. Pasi për ne, respekti është çështje reciprociteti. Ne mund të jemi një vend i vogël dhe jemi një vend i vogël, ne mund të mos jemi dhe nuk jemi ende një vend i pasur.

Por sado të mëdhenj dhe sado të pasur janë ata me të cilët ne ndodhemi në hapësirën e përbashkët në marrëdhëniet ndërkombëtare, ne i shohim me respekt dhe pretendojmë prej tyre vetëm respekt”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë e lidhi gjithashtu të ardhmen evropiane të vendit me Partinë Socialiste, duke theksuar se integrimi në Bashkimin Evropian nuk mund të realizohet pa këtë forcë politike në drejtim.

“Ose e bën PS Shqipërinë Evropë, ose Evropa nuk e merr kurrë Shqipërinë”, u shpreh Rama.


Video