Rama e krahason Flamur Nokën me të afërmin e deputetit socialist: Është BESNIK si Shefqet Peçi!

19 Nëntor 2025, 11:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Flamur Noka/ Shefqet Peçi/ Edi Rama

Kryeministri Edi Rama teksa nisi fjalën nga foltorja e Kuvendit, u përball me kthimin e shpinave të deputetëve të opozitës, që i refuzuan fjalimin e projektbuxhetit 2026 dhe të projektligjeve.

Kryeministri në nisje të fjalës ironizoi jo vetëm opozitën, por edhe deputetin Flamur Noka, duke e krahasuar me Lej Fenin, kurse ligjvënësi i PD-së e quajti “Eskobar”.

Rama tha se nga besnikëria Noka mund të quhej edhe Besnik, teksa më herët deputeti opozitar kishte akuzuar kryeparlamentarin Niko Peleshi si besnik të partisë.

“Faleminderit për lehtësimin që i bëni fjalimit tim, më mirë shpina sesa fytyra. Dua të them se jam thellësisht i prekur nga konstatimi i zotit Noka, i cili akuzoi kryetarin e Kuvendit për besnikërinë ndaj partisë, ndërkohë që zoti Noka e ka besnikërinë ndaj kryetarit të partisë monopol që nuk ka monopol që ia vë në dyshim këtë monopol. Madje unë do e quaja Besnik Flamur Noka. Kështu që Niko është një botë larg teje Flamur ndaj mos e ki hiç merak, me historinë e Shqipërisë mund të të afrohet vetëm Shefqet Peçi, kurse në historinë e botës je rrotë me rrotë me Lej Fenin”, tha Rama.

Në këtë moment Noka ndërhyn nga vendi duke replikuar dhe e cilësoi Ramën si një narkos dhe “Më mirë besnik sesa Eskobar”.

Po kush është Shefqet Peçi dhe lidhja me deputetin socialist, Tërmet Peçi:

Tërmet Peçi vetë është deklaruar publikisht si nipi i Shefqet Peçit.

Në disa shkrime dhe intervista përmendet se emrin “Tërmet” ia ka vënë gjyshi, Shefqet Peçi.

Kujtojmë se Shefqet Peçi njihet gjerësisht si një nga komandantët më besnikë të Enver Hoxhës, si gjatë Luftës Nacionalçlirimtare ashtu edhe në vitet e para të regjimit komunist.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video