Durrësi është njëra nga bashkitë ku mazhoranca dhe opozita po përplasen më ashpër dhe e kërkojnë me çdo kusht fitoren. Partia Demokratike e ka kontrolluar për herë të fundit Bashkinë e Durrësit në vitin 2000 dhe që nga ai vit socialistët e morën pushtetin në qytetin e dytë më të madh të vendit dhe tashmë kërkon një mandat të dytë për Emirjana Sakon. Ndërsa opozita kërkon të thyejë tabunë me Igli Carën.
Sako, e zgjedhur në zgjedhjet e 2022 me 58.47% të votave, ose 39157 votues, kërkon besimin për t’u rivotuar .
Ne një analizë të kryer mbi zgjedhjet e kaluara mbi rezultatet e përfituara për çdo Njësi Administrative, pati këtë renditje:
6. Njësia Administrative Katund i Ri me 53.20%
5. Durrës Qyteti me 57.93 %
4. Njësia Administrative Sukth me 59.93 %
3. Njësia Administrative Rrashbull me 60.97%
2. Njësia Administrative Manëz me 62.03%
1. Njësia Administrative Ishëm me 62.66 %
Pra, rezultatin më të lartë në % në favor të kandidates socialiste, Emirjana Sako, e ka arritur Njësia Administrative Ishëm e pasuar nga Njësia Administrative Manëz dhe më pas Rrashbulli e me rradhë.
Dhe njësitë administrative Ishëm dhe Manëz i janë besuar përfaqësuesit të këtyre zonave, deputetit Jurgis Çyrbja.
Ky i fundit e ka përkthyer punën e tij me rezultate të larta. Dhe kjo për një arsye. Qytetarët shpesh thonë se përfaqësues të pushtetit lokal dhe qendror interesohen për ta vetëm me afrimin e zgjedhjeve, por për zonën e Ishmit dhe Manzës ndodh ndryshe. Përfaqësuesi i tyre, Jurgis Çyrbja, ose Juri siç i thërrasin ata, ndodhet gjithmonë pranë tyre për çdo problem.
Në këtë mënyrë, afërsia e tij me elektoratin e kanë kthyer atë në një hambar votash për PS-në, çka ka sjellë që fushata e Jurgis CVCyrbes të shqetësojë jo pak kampin kundërshtar. Nëse të gjithë deputetët do të punonin si Jurgis Cyrbja, fushata do të ishte më pozitive dhe problemet nuk do të zgjidheshin vetëm në kohë fushate. Synimi i Jurgis Çyrbjas është të ruajë rezultatin e 62 % për kandidaten Emirjana Sakon në Njësite Administrative Manëz e Ishëm në zgjedhjet 14 majit dhe pse jo ta tejkalojë këtë shifër.