“Po punojmë për kartën elektronike të ID”, Rama flet për digjitalizimin: Do të largojmë përfundimisht policët nga rrugët!

17 April 2025, 11:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Po punojmë për kartën elektronike të ID”, Rama
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, duke folur për digjitalizimin, tha se po punojnë për kartën elektronike digjitale, e cila do të jetë sipas standardeve që do të ketë edhe Bashkimi Europian.

Gjithashtu Rama foli edhe për vendosjen e sistemit të kamerave inteligjente në çdo rrugë të vendit. Ai shtoi se përmes tyre do të grumbullohet informacion pafund dhe do të hiqen policët nga rrugët.

“Ne kemi dy aspekte të kontrollit të territorit, njëri është monitorimi, tjetri përshpejtimi dhe integriteti i legalizimeve që ka mbetur në pjesën e fundit. Janë edhe 60 mijë në proces.

Kemi një agjenci tjetër që është ASIG që falë lidershipit të një gruaje, Vilma Tomçes, procesi është i ndjeshëm dhe pritshmëria jonë është shumë e lartë. Tani më janë në funksion dronë inteligjentë, sisteme satelitore të marrjes së informacioneve gjeohapësinore, dhe me këtë ndërveprim do të kemi një kontroll absolut mbi territorin, që do të përfitojë edhe nga programi qytetit të zgjuar që do të zbarohet nga Shqipëria në vitin ku jemi, me sistemin e kamerave inteligjente në gjitha rrugët.

Do të grumbullohet informacion i pafundëm dhe falë AI do të mund të largojmë përfundimisht policët nga rrugët.

Do të organizohet për të vepruar vetëm kur është e nevojshme. Shkeljet e shpejtësisë do të konstatohen në kohë reale dhe në kohë reale do të vijë fotoja e buzëqeshjes tënde nga adrenalina e shpejtësisë”, tha Rama.


Video