“Po mbroni vithet e Ballukut”/ Berisha sqaron fjalorin: Po sikur të thoja “dollapë”!

12 Shkurt 2026, 11:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sqaroi fjalorin që përdori ndaj Ballukut, duke thënë se deputetët e PS po mbrojnë “vithet e Belindës”.

Ai iu drejtua socialistëve duke i thënë që të mos bëhen histerikë, pasi mund të kishte përdorur edhe fjalor tjetër, siç tha mund të kishte thënë edhe “dollapët”.

“Ju që u tërbuat për një fjalë, që ishte nga më të përzgjedhurat në gjuhën shqipe. Po sikur të thoja dollapët, cfarë do thonit ju, prapë do protestonit? Mos u bëni histerike. Po mbroni hajdutët. Edi Rama është i dënuar nga shqiptarët. 10 shkurti e dëshmoi, 20 shkurti do jetë fundi juaj. Ftoj qytetarët shqiptarë që tua hedhin në lanë këto imunitete hajduteve”, tha Berisha në Parlament.

 


Video