Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe.
Takimi u zhvillua në Pallatin e Brigadave dhe zgjati për gati gjashtë orë, ndërsa pritet të vijojë dhe ditën e shtunë.
Pritet që takimi me dyer të mbyllura të vijojë dhe nesër, në orën 14:00.
Socialistët kanë raportuar mbi punën e tyre, ndërsa në fokus ka qenë integrimi i vendit në Bashkimin Evropian dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në mbledhjen e së shtunës, pritet të formësohet edhe ekipi i “Rilindjes” me kandidatë për deputetë në parlamentaret e 11 majit.