Përfaqësuesja e SHBA-së takon ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha

22 October 2024, 11:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përfaqësuesja e SHBA-së takon ministrin e Brendshëm Ervin

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara Nancy VanHorn zhvilloi paraditen e sotme një takim me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha.

Takimi nuk ka zgjatur më shumë se 20 minuta. Nuk dihet ende arsyeja e kësaj vizite por një takim i tillë përkon një ditë pas arrestimit të ish presidentit të Republikës, aktualisht kreu i  Partisë së Lirisë, Ilir Meta me urdhër të SPAK.  

Arrestimi i Ilir Metës mesditën e 21 tetorit 2024 nga forcat Operacionale me urdhër të SPAK u shoqërua me polemika. Opozita e quajti rrëmbim politik.  

Ky takim vjen pas atij me kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, pak ditë më parë.

 


Video