PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar nga demokratët që nuk u rizgjodhën deputetë

3 September 2025, 18:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin
PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar nga demokratët që nuk u zgjodhën deputetë

Partia Demokratike ka nisur hapat e para për reformimin e paralajmëruar brenda saj pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka larguar nga grupi i komunikimit të Këshillit Kombëtar të PD-së në aplikacionin “WhatsApp” anëtarët që nuk u rizgjodhën deputetë.

Në Foto shihet se Noka ka hequr nga grupi Helidon Bushatin, Dhurata Çupin, Lefter Gështenjën, Emilia Koliqin, Kreshnik Çollakun, Kasem Mahmutajn, Ferdinand Xhaferrin, Qani Xhafën, Eralda Tasen, Dashnor Sulën.

Shumë nga emrat e përmendur më sipër kanë qenë kritik për mënyrën se si po drejtohet Partia Demokratike.



Video