EMRAT / Nisin lëvizjet në kabinetin qeveritar, lirohen nga detyra tre zëvendësministra

2 September 2025, 18:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT / Nisin lëvizjet në kabinetin qeveritar, lirohen nga detyra tre
Kryeministria

Teksa gjithnjë e më tepër po flitet për emrat e rinj të ministrave në qeverinë Rama 4, tashmë duket se kanë nisur edhe ndryshimet e para.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, sot janë liruar nga detyra tre zëvendësministra, përkatësisht, Ilva Gjuzi, zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme.

Të tre zëvendësministrat e laeguar, janë fitues të mandateve të deputetit me Partinë Socialiste.

VENDIMET:

V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Ilva Gjuzi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA
***
V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


Video