‘O dreq, boll bërtite’, sherri te komisioni i "Check-Up" shqetëson Erion Braçen, ulëret ndaj Vokshit: Ule zërin!

9 October 2024, 12:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘O dreq, boll bërtite’, sherri te komisioni i
Erion Braçe/ Albana Vokshi

Debatet e ashpra mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës kanë shqetësuar deputetin e PS, Erion Braçe në zyrën ngjitur.

Në një moment, Braçe është futur në mbledhje dhe i ka kërkuar Albana Vokshit të ulë zërin.

"Ec or dreq andej, boll bërtite, ule zërin. Kam zyrën këtu matanë dhe po të dëgjoj ty, kam mbledhje", tha Braçe.

Ngritja e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Sterilizimin dhe Check-Up në shëndetësi u ngrit pas një marrëveshjeje të arritur nga Partia Socialiste me atë demokratike.

@voxnews.al

Sherri te komisioni i Shëndetësisë shqetëson Braçen/ Deputeti i PS ulëret ndaj Vokshit: Ule zërin!

♬ original sound - Vox News

Por të dyja këto koncensione janë nën hetim nga SPAK. I pari, ai i Sterilizimit, ka sjellë deri më tani arrestimin dhe ngritjen e akuzave ndaj ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj.

Nën hetim janë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Këto koncensione në Shëndetësi kanë ngritur pikëpyetje për korrupsion dhe abuzime.

Madje dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ngritur vazhdimisht pikëpyetje duke i konsideruar ato si një përdorim “joefikas” i fondeve publike.

Po ashtu, edhe opozita ka ngritur herë pas herë akuza se koncensionet kanë qenë abuzim i pastër me paratë e buxhetit të shtetit.


Video