Nuk është tashmë sekret publik që ministrat, apo drejtuesit e institucioneve shtetërore qendrore dhe lokale në Shqipëri të përdorin pushtetin që u jep ligji për qëllime personale…siç është edhe presioni ndaj sektorëve të administratës për të votuar titullarin që ka në dorë këtë sektor.
Voxnews është në dijeni të një serie rastesh presioni të tërthortë që u bëhet mësuesve, policëve, apo drejtuesve të institucioneve të tjera që janë në varësi të personave që sot janë në listën e hapur të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, apo edhe në qarqe të tjera të vendit.
Jemi gjithashtu në dijeni edhe të përplasjeve mes kandidatëve socialistë në listën e hapur, sidomos në qarkun e Tiranës, ku konkurrenca mes tyre për votën e qytetarëve është edhe më e ashpër.
Nëse ka një kandidat socialist me pushtet relativisht të madh në qeveri që në 11 maj kërkon votën e qytetarëve jo si pushtetar, por si kandidat i barabartë mes të barabartëve, ai pa asnjë ngurrim mund të jetë Blendi Gonxhja.
Pse?
Arsyeja është e thjeshtë. Në ditët e para të fushatës së socialistëve në Tiranë, një deputet veteran i Partisë Socialiste në Tiranë, që si kandidat është renditur në listën e hapur u përball me presion dhe ‘u dëbua’ nga një zonë periferike e Tiranës, ku siç pohojnë burimet e Voxnews strukturat e partisë, por edhe të pushteti janë vënë në dispozicion të Ervin Hoxhës, ministër i Brendshëm në qeverinë aktuale.
View this post on Instagram
Përkundër këtij rasti të konfirmuar nga Voxnews përmes burimeve të shumëfishta, një shembull krejt tjetër ofron Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Shembulli nuk vjen drejtpërdrejt nga vetë Gonxhja, por nga ‘rivali’ i tij në listën e hapur të socialistëve të Tiranës, Toni Gogu.
Ky i fundit ka publikuar në rrjetet sociale një video të shkurtër, ku shfaqen aktorët e Teatrit Kombëtar, (që është në varësi të drejtpërdrejtë të ministrisë së drejtuar nga Blendi Gonxhja) Helidon Fino dhe Laert Vasili duke shprehur hapur mbështetjen për Toni Gogun.
Kjo tregon qasjen krejt tjetër të Gonxhes. Tregon se ndryshe nga sa është denoncuar deri më tani nga kandidatët socialistë me pushtet në dorë, ai jo vetëm që nuk ka orientuar, por as ka ndaluar dhe as ka vënë nën presion vartësit e tij.
©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.