Nis faza e parë e programit të energjisë diellore për një sërë institucionesh

2 July 2023, 18:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nis faza e parë e programit të energjisë diellore për
Ne foto: Panelet diellore te vendosura mbi Kryeministri

Tarraca e godinës së kryeministrisë është mbushur me panele diellore në kuadër të programit për shfrytëzimin e energjisë së rinovueshme. Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili sot ka ndarë në llogarinë e tij në “Facebook” disa foto të paneleve diellore të vendosura në tarracën e Kryeministrisë.

Rama shkruan se është duke u jetuar faza e parë e programit të energjisë diellore, e cila është shtrirë në një sërë institucionesh të vendit.

“Kjo është Kryeministria, ku po jetësohet faza e parë e programit të energjisë diellore, e cila shtrihet në një sërë institucionesh”, shkruan Rama.

Në tetor të vitit të kaluar Edi Rama së bashku me kabinetin qeveritar iu bashkuan thirrjes për kursimin e energjisë. Kabineti qeveritar miratoi vendimin i cili parashikonte vendosjen e paneleve diellore në tarracat e institucioneve përkatëse.


Video