I ftuari në podcast-in ''Të Pashoq'', ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar rikthimin e Berishës në Parlament, qasjen e re të opozitës, mosbindjen civile, buxhetin, lirimin dhe prapaskenat, besnikët dhe tradhtarët e Berishës, listat 2025, aksionet e SPAK, si edhe mesazhet direkte për Nancy VanHorn.
''Për të gjithë ata që kishin nisur të takonin dorë për dore një grup njerëzish, ndërkohë që Berisha ishte atje, duke menduar që do bëheshin lider të mëdhenj. U venit shkëlqimi fals i disa pisllëqeve ambasadash që pozonin me ndonjë të vobektë në SHBA, sa me duar dorë në formë pjeshke dhe duke pozuar me senatorë në derë të halës. Duke pretenduar se këta janë të preferuarit e Perëndimit. Pa folur për euroatlantikët imagjinarë. Ka ndryshuar fryma, sepse ka ardhur i zoti i shtëpisë në shtëpinë e tij. Ishte arrestuar me vendim politik, për një vendim kolegjial të qeverisë. Nuk hyn më njeri të takojë Flamurin as Gazin, shkojnë te kryetari''.
Murrizi ndau dhe momente pikante nga takimi në burgun e Fierit të Ervin Salianjit. Mirëpo kur ka shkuar për të takuar Salianjin, në takim i janë afruar edhe socialistët VIP të burgosur atje, mes të cilëve dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka.
Murrizi thotë se nuk kishte komplekse të tilla dhe i ka pranuar në takim, duke ndarë momente relaksuese për ta, në aspektin human, pasi sipas tij ata ndodhen në qeli për llogari të padronëve të tyre.