Në BE në 2030-ën?  Mbërrin në Shqipëri letra e presidencës spanjolle

3 December 2023, 18:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në BE në 2030-ën?  Mbërrin në Shqipëri letra
Flamuri i Shqipërisë dhe ai i BE-së

Ka mbërritur në Shqipëri letra e presidencës spanjolle të Bashkimit Europian, me kërkesën për paraqitjen e udhërrëfyesve për kapitullin e parë të procesit të bisedimit për anëtarësim.

Ajo është miratuar nga këshilli i përfaqësuesve të përhershëm në Bashkimit Europian.

Ndërsa Shqipëria po përgatitej për hapin e dytë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, Greqia njoftoi se do bllokonte procesin për shkak të pakënaqësisë në trajtimin e çështjes së Fredi Belerit.

Por, Athina raportohet se është tërhequr nga ky pozicion duke e cilësuar dhënien e letrës si procedurë dhe se do trajtonte Belerin si kusht në vazhdim.

Pengesa tani u kalua dhe bisedimet për anëtarësim të Shqipërisë në BE, nisin së shpejti me shqyrtimin e dy temave thelbësore, si sundimi i ligjit, dhe reforma në administratë.

Procesi i bisedimeve pritet të jetë i gjatë për disa vite por përfundon me anëtarësimin final.


Video