Ndryshon përbërja e ekipit përgjegjës për negociatat Shqipëri-BE

4 May 2023, 19:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndryshon përbërja e ekipit përgjegjës për negociatat
Ndryshon përbërja e ekipit përgjegjës për negociatat Shqipëri-BE

Ndryshon përbërja e grupit përgjegjës negociator Shqipëri-BE. Ministri i Shtetit i ka kërkuar qeverisë që të bëhen disa ndryshime në ekipin përgjegjës për zhvillimin e negociatave, si dhe në traktatin e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Negociator përgjegjës i këtij ekipi do të jetë Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm, deri dje bashkënegociator përgjegjës. Ndërsa Besart Kadia, zëvendësministër i Financave dhe i Ekonomisë, negociator përgjegjës për disa kapituj, do të zëvendësohet me Endrit Yzeirajn, edhe ky zëvendësministër i Financave dhe i Ekonomisë.

“Ermira Gjeçi, do të zëvendësohet me Arian Jaupllarin, kurse Ornela Çuçi do të zëvendësohet nga Almira Xhembulla.”- thuhet në vendim.

Do të jetë ministri i Shtetit dhe Kryenegociator dhe grupi negociator përgjegjës për zbatimin e këtij vendimi.


Video