Vetëm pak minuta ka zgjatur seanca e sotme parlamentare dhe është ndërprerë. Shkak është bërë bllokimi i foltores nga ana e deputetëve të grupit të Sali Berishës.
Ata i kanë kërkuar të gjithë lllogari kryetares së Kuvend Lindita Nikolla, pse emrat e tyre figurojnë jashtë grupeve parlamentare dhe kjo ka sjellë edhe përplasjet verbale me kryeparlamentaren.
Por, përplasjet nuk kanë qenë vetëm me Nikollën, por edhe me deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, të cilët janë akuzuar nga grupi i Berishës i falsifikatorë dhe se i shërbejnë Ramës. Gjatë përplasjeve verbale nuk kanë munguar as ofendime me njëri-tjetrit si fjala "legen".
Një përplasje e fortë është regjistruar dhe mes Gazment Bardhit dhe Luan Baçit, që solli dhe ndërhyrjen e gardës për të shmangur konfliktin fizik.
Seanca u ndër për 10 minuta për qetësimin e situatës dhe më pas do të rifillojë sërish.
