Munguan prokurorët, shtyhet seanca gjyqësore që do vendoste për pjesëmarrjen e Berishës në Kuvend

19 March 2024, 10:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Munguan prokurorët, shtyhet seanca gjyqësore që do vendoste
Sali Berisha

Seanca gjyqësore për Sali Berishën është shtyrë sërish. Shkak është bërë mungesa e prokurorëve. Një fakt të tillë, avokati Genc Gjokutaj tha se “prokurorët munguan për arsye profesionale”.

Seanca e radhës u caktua në 25 mars.

"Prokurorët munguan për arsye profesionale, seanca e rradhes datë 25 mars. Janë dy prokurorë, njëri prej tyre duhej të ishte prezent. U caktua një datë tjetër, 25 mars në orën 09:00 do të mbahet seanca e radhës", tha Gjokutaj.


Video