“Mos dilni në debate mediatike për lobimin në SHBA”, PD udhëzon kandidatët për kontratën 6 milionë USD!

28 April 2025, 14:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Mos dilni në debate mediatike për lobimin në SHBA”,

Partia Demokratike ka udhëzuar përmes një njoftimi demokratët që të mos komentojnë udhëzon kontratën 6 milionë dollarë për lobimin në SHBA.

“Mos dilni në debate mediatike për lobimin në SHBA”, theksohet në njoftim.

Ky reagim i Partisë Demokratike, vjen pasi mediat publikuan kontratën e lobimit dhe u zbulua se bëhej fjalë për një shifër marramendëse prej 6 milionë dollarë, të cilat do t’i paguhen kompanisë së njerëzve të afërt të Trump për një periudhë 2-vjeçare.

Njoftimi për kandidatët dhe eskponentët e Partisë Demokratike-ASHM:

Rama është i tmerruar nga humbja e afërt dhe dështimi i përpjekjeve të tij korruptive për të shkatërruar dhe izoluar Partinë Demokratike.

Sot, ne jemi më të fortë se kurrë, sepse kemi për strateg të fushatës Chris Lacivita, konsulentin e Presidentit Trump.

PD sot eshte me e forte se kurre sepse ka për avokat të kauzave të saj avokatin e Presidentit Trump.

Në këto kushte:

Përqendrimi i medias, me urdhër të Ramës, te tema e ‘kontratës’ është një përpjekje për ta shpërqendruar fushatën tonë dhe tërhequr vëmendjen e publikut nga dështimet e Ramës në 12 vjet dhe mungesa e ofertës.

Duke qenë se fushata e PD-ASHM ka ngjitur, do të ishte gabim strategjik nëse ne do të ndihmonim qeverinë për të larguar vëmendjen nga thelbi i fushatës, që është programi dhe oferta ekonomike.

Pas konsultimeve me ekipin amerikan është marrë vendimi politik që: asnjë përfaqësues i PD-ASHM të mos dalë në media për këtë temë.

Partia Demokratike e ka dhënë variantin e saj final për këtë çështje në një deklaratë të bërë të shtunën.

Fitorja është afër dhe ditët e Ramës janë të numëruara.

Kryetari i PD-ASHM, Prof. Dr. Sali Berisha, fton te gjithe demokratet, brenda dhe jashte Shqiperise, te angazhohemi fuqimisht ne dy javet e mbetura te kesaj fushate per te arritur qellimin final: Shqiperine Masheshtore!

Faleminderit, punë të mbarë dhe fitore!


Video