Memolla drejt qelisë, Rrogozhina shkon në zgjedhje të parakohshme!

9 Shkurt 2026, 14:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edison Memolla

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim.

Apeli i GJKKO-së la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të marrë më 17 qershor të vitit të kaluar, ndërsa SPAK pritet të nxjerrë urdhër-arrestin.

Përveç dënimit me burg, Memollës i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite. Rrogozhina shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.


Video