Meloni zbardh takimin me Ramën

16 Prill 2026, 20:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar pas takimi në Romë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku në fokus ka qenë thellimi i bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Meloni ka bërë të ditur se bisedimet zhvillohen rreth pesë muaj pas Samitit Ndërqeveritar të nëntorit, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të koordinimit mes Italisë dhe Shqipërisë në disa fusha kyçe.

Sipas saj, në qendër të diskutimeve kanë qenë çështje të rëndësishme si bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, si dhe forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër emigracionit të paligjshëm.

“Pesë muaj pas Samitit Ndërqeveritar të nëntorit, takimi i sotëm në Pallatin Chigi me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka mundësuar të bëhet një pasqyrë mbi forcimin e partneritetit mes vendeve tona në sektorë me interes të përbashkët, me fokus të veçantë në lidhshmërinë infrastrukturore, mbrojtjen dhe bashkëpunimin në luftën kundër migracionit të paligjshëm”, shkruan Meloni.


Video