Me shqiptarët ne Londër, Basha mesazh Ramës: E nise me Shqipërinë 2030, por po investon te “313”

29 March 2025, 20:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me shqiptarët ne Londër, Basha mesazh Ramës: E nise me
Lulzim Basha

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar programin e kryeministrit Edi Rama nga takimi me shqiptarët në Londër.

Në videon që nis me thirrjet e të pranishmëve 7x7=313, Basha i çon mesazh Ramës duke thënë se premtoi Shqipërinë 2030, por ka investu tek 313-ta.

“O Rame, çfarë të të them, këta janë shqiptarët e Londrës. E nisën këta, pa e nisur unë. Ke premtuar Shqipërinë 2030, por ke investu tek Shqipëria 313, o Rame. Kështu që edhe këtu nga Londra, pyesin: ku i ke shokët Rame? 7x7=313”, shprehet Basha.


Video