Mbyllet seanca plenare, një grup protestuesish tentojnë të hyjnë në oborrin e parlamentit

17 October 2024, 12:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbyllet seanca plenare, një grup protestuesish tentojnë të
Një grup protestuesish tentojnë të hyjnë në oborrin e parlamentit

Opozita shpalosi një nga 77 mënyrat e mosbindjes civile gjatë së enjtes, e cila u zhvendos nga parlamenti te bashkia, e më pas u kthye sërish para sallës së ligjvënësve.

E teksa revolta e deputetëve të përjashtuar u shua shpejt nga masat e forta të gardës para parlamentit, opozitarët që protestonin përpara bashkisë e zhvendosën qëndresën e tyre dhe u bashkuan para Kuvendit.

Përballja me policinë u bë më e fortë dhe pati përplasje mes efektivëve dhe deputetëve të opozitës që udhëhiqnin turmën.

Në skenë dolën dhe forcat e policisë me skafandër, të cilët morën goditje të panumërta nga protestuesit.

 


Video