Mazhoranca, shenja “paqeje” me protestuesit

6 Korrik 2026, 15:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndërsa për ditë me radhë, mazhoranca socialiste ka sulmuar protestën dhe protestuesit, me gjithëfarë lloj etiketimesh, duket se tashmë po bëhet një hap pas.

Prej disa ditësh, eksponentë nga Partia Socialiste po flasin për negociata me protestuesit.

Më e fundit është deputetja socialiste Romina Kuko.

Ajo flet për sinjale dialogu mes Qeverisë dhe protestuesve, por pa dhënë detaje.

"Ne e dimë shumë mirë që të kesh protestues në shesh është shenjë demokracie, dhe këtë e shohim në çdo vend të Europës. Por ne duhet ta ndajmë një protestë legjitime dhe një protestë me aktorë që duan që ta marrin peng atë.

Kjo protestë ka krijuar një konflikt social dhe për këtë duhet të jemi koshient. Tani duhet të ndajmë pjesën e zhurmës dhe ata që duan një zgjidhje reale. Mendoj se jemi në rrugën e duhur për një urë komunikimi mes qeverisë dhe protestuesve", tha ajo.

Vetëm se, protestuesit kanë si kusht kryesor dorëheqjen e Ramës dhe në këto kushte, vështirë se do të ketë negociata, pasi Rama e ka bërë të qartë se nuk largohet.


Video