Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani nuk ka vonuar të urojë Marco Rubio, i cili u emërua nga Donald Trump si Sekretar Shtetit.
Me anë të një postimi në X, Igli Hasani thotë se mirëpresin që të forcojnë më tej lidhjet e forta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, si dhe ‘të punojmë së bashku, për të promovuar paqen, demokracinë dhe prosperitetin’.
“Urime Marco Rubio për emërimin, Sekretar i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mirëpresim të forcojmë më tej lidhjet e forta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, si dhe të punojmë së bashku, për të promovuar paqen, demokracinë dhe prosperitetin. Suksese në rolin tuaj të ri!”, shkruan Igli Hasani.