Manja i tha “do të të shkul veshët”, PD e Berishës del në mbrojtje të Agron Shehajt: Sulmet ndaj tij, janë sulme ndaj opozitës

3 May 2024, 16:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Manja i tha “do të të shkul veshët”, PD e

Partia Demokratike e Sali Berishës ka reguar pas kërcënimit të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja ndaj deputetit Agron Shehaj, ditën e djeshme në parlament.

Teksa Shehaj po fliste duke e akuzuar se me amnistinë penale kishte liruar zyrtarë të korruptuar të dënuar nga SPAK, Ulsi Manja e kërcënoi duke i thënë se “do të t’i shkul veshët”.

PD ka reaguar përmes anëtarit të Kryesisë së saj, Rigels Muçollari, duke thënë se çdo sulm ndaj Shejat do konsiderohet si një sulm ndaj opozitës. Kujtojmë se Shehaj nuk është më pjesë e Partisë Demokratike dhe ka deklaruar krijimin e një force të re politike.

“Partia Demokratike e dënon ashpër sulmin, del në mbrojtje të deputetit të opozitës dhe e paralajmëron Ulsi Manjën se çdo tentativë ndaj Agron Shehajt apo ndaj biznesit të tij do të konsiderohet si sulm ndaj opozitës dhe si i tillë do ta ketë përgjigjen.

Ulsi Manjas duhet t’i vijë turp për gjuhën. Sa për guximin për të përdorur shtetin për qëllime politike kjo nuk është gjë e re dhe nuk habit askënd. Prej një dekade tashmë shteti është kthyer në instrument të pushtetit të qelbësirave, që u bënë bashkë në vitin 2013, dhe rrinë në kurrizin e Shqipërisë si hienat mbi luanin”, tha Muçollari ndër të tjera.


Video