“Lëvizje e hajdutit A  për t’ia hedhur hajdutit B”, Ngjela zbërthen skemën Meta-Kryemadhi: Bashkëpunim kriminal, jo erotik

18 April 2024, 16:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Lëvizje e hajdutit A  për t’ia hedhur hajdutit
Moderatorja Fiori Dardha dhe Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ka cilësuar pjesë të një loje deklaratat e fundit të Ilir Metës dhe deputetes Monika Kryemadhi.

Në një intervistë për “Breaking” në Top News, Ngjela tha se ata duan t’i shpëtojnë drejtësisë, ndërsa zbërtheu edhe skemën në studio.

“Nuk është raport bashkëshortor ky, është raport midis dy hajdutësh. Hajduti A duke menduar se është më i fortë se sa hajduti B dhe duke menduar mos të bjerë nga pushteti ia hedh të gjithë hajdutit B, që hajduti B të dënohet të marrë të gjithë fajin përsipër dhe hajduti A meqë ka forcë do të shpëtojë edhe hajdutin B.

Ta shpjegova psikikën e krimit, është bashkëpunim kriminal jo bashkëpunim erotik, ka lidhje me pasurinë, i pasuri i akuzon për krim dhe ky thotë është e gruas, gruaja thotë po është e imja se është ajo që thashë unë. Ndihmomë i ka thënë gruas, po e bëjmë si përrallë.

Se do të bëhem kryeministër, pyetja ime është kjo, bëhet dot kryeministër me të gjitha këto? Po të jenë çmendur shqiptarët le ta bëjnë”, tha Ngjela.


Video