Lapaj reagon ndaj lajmit të Vox News: Zonja që mori mandatin nuk është tezja ime, verifikoni faktet

25 August 2025, 22:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lapaj reagon ndaj lajmit të Vox News: Zonja që mori mandatin nuk
Adriatik Lapaj / Ana Dajko

Adriatik Lapaj thotë se Ana Dajko, deputetja e ardhshme e "Shqipëria Bëhet" nuk është tezja e tij, siç është raportuar sot gjerësisht në media.

Në një përgjigje në lajmin e Voxnews.al ai thotë se diçka e tillë nuk është e vërtetë.

"Zonja qe mori mandatin nuk eshte tezja ime. Ju si media duhet t'i verifikoni faktet. Ju uroj pune te mbare", shkruan Lapaj në lajmin e Voxnews.al.

Në media, megjithatë, më herët është raportuar se Ana Dajko është nëna e anëtarit të kryesisë së “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Vasil Dajko si dhe rezulton të jetë edhe kushërira e Lapajt.

Ndonëse mbetet ende e paqartë lidhja e Lapajt me deputeten e re të Kuvendit të Shqipërisë, tashmë ai vetë ka hedhur poshtë pretendimin se e ka teze.

Komenti i Lapajt ka tërhequr vëmendje, si dhe ka marrë përgjigje, veçanërisht nga qytetarë që mesa duket kanë mbetur të zhgënjyer prej tij.

"Nuk është tezja por është njeri i afërt i joti! Kishim shumë besim te juve vërtet por kur filluat të fusnit baballarët dajat e të afërm për deputet aha u kuptua që dhe kjo forca jote qenka si ato të tjerat ..më vjen keq se në fillim besuam tmerrësisht te juve por ju filluat ta benit partinë si pronë private!!!! Më vjen shumë keq se nuk po gjendet një forcë e re me medje ndryshe nga këto parti të vjetra", i shkruan një lexues, Lapajt.

Lapaj reagon ndaj lajmit të Vox News: Zonja që mori mandatin nuk
Komenti i Lapajt në lajmin e Voxnews.al

Video