
Deputeti Saimir Korreshi ka bërë një denoncim në rrjetet e tij sociale, teksa ka publikuar një video nga një aktivitet i zhvilluar në qytetin e Lushnjës.
Në video, një grua që njihet si pedagoge, shfaqet duke recituar vargje nga një poezi kushtuar ish-diktatorit Enver Hoxha.
Deputeti thotë se aktiviteti është zhvilluar në prani të kryetares së Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa, e cila sipas tij ka mbajtur edhe fjalën, siç shihet edhe në videon e publikuar nga vetë deputeti.
Në fjalimin e saj të gjatë, Flora Ngucaj tregon vuajtjet e familjes së saj gjatë regjimit komunist.
Ajo e identifikon Enver Hoxhën me emrin “diktator”, ndërsa vargjet që lexon, dhe që deputeti i PD-së ka shkëputur e publikuar, janë shkruar nga babai i saj në mënyrë metaforike për ditën kur diktatori vdiq.