Kryeministrja daneze në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

6 March 2023, 11:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryeministrja daneze në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë. Frederiksen u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Më pas, Rama dhe kryeministrja daneze po zhvillojnë një takim ‘kokë më kokë’ në kryeministri. Pas takimit, Rama me homologen e tij daneze do të mbajnë një konferencë për shtyp.



Video