"Kryeministër me atlete të bardha", Rama tallet me deklaratën e Berishës në Kongresin e PPE: Vajmedet…

30 April 2025, 10:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Kryeministër me atlete të bardha", Rama tallet me
Rama tallet me deklaratën e Berishës në Kongresin e PPE

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar fjalimin e kryedemokratit Sali Berisha në Kongresin e Partisë Popullore Europiane një ditë më parë në Spanjë.

Në rrjetin social “Facebook”, Rama ka postuar një moment kur Berisha flet për të gjatë deklaratës.

“Një kryeministër që shfaqet në samite ndërkombëtare me atlete të bardha dhe…”, është një pjesë nga fjalimi i Berishës, ku Rama ka fokusuar një çast pauze gjatë fjalës së kreut të PD-së. “Hajde parafytyroje ç’mendojnë të huajt në sallë… vajmedet“, shkruan kreu i qeverisë krahas videos.

Sikurse e ka bërë traditë, Rama ka mbivendosur mbi fytyrën e Berishës videon e një bufi.


Video