
Një ditë më parë, Partia Demokratike ka mbajtur zgjedhjet për Kryesinë.
Sali Berisha vendosi të bëjë një ristrukturim thelbësor në Kryesinë e Partisë Demokratike, duke mos rikandiduar më shumë se gjysmën e anëtarëve të zgjedhur gjatë katër viteve të fundit.
Nga 17 anëtarët e zgjedhur më parë, Berisha vendosi të mos rikandidojë më shumë se gjysmën, duke i dhënë një tjetër drejtim strukturës drejtuese, me figura të reja dhe jo të konsumuara politikisht.
Një prej tyre ishte kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja.
Ai ka rezultuar, si një ndër kandidatët më të votuar për Kryesinë.
Qosja ka marrë plot 158 vota.
Dy kandidatët e tjerë që ishin më të votuarit bashkë me Qosjan, ishin Grigels Muçollari dhe Ervin Minallori.
Fisnik Qosja shihet si një ndër politikanët e së ardhmes në PD, pasi ka arritur të sfidojë PS-në dhe t’i marrë Bashkinë e Kavajës, në kulmin e pushtetit dhe fuqisë që kanë socialistët, të cilët në zgjedhjet e fundit fituan pothuajse në gjithë bashkitë e vendit.