Korreshi: U mblodhëm për t’i qarë hallin Mirlinda Karçanajt, por na doli me vilë në Palasë!

7 Prill 2026, 12:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve në Kuvend, deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së disa javë më parë, tha se ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj jeton me qira në Tiranë.

Por nga dëshmia në SPAK e ish-nëndrejtorit të AKSH, Daniel Shima, i cili ka deklaruar se Karçanaj është pronare e një vile luksoze në jug të vendit.

Korreshi ka ironizuar deklaratën e Ramës teksa ka deklaruar: “U mblodhëm të gjithë ne, dhe thamë se ku do vejë, iku nga detyra dhe kush do të ia paguajë qiranë? Kur del në Palasë ajo e shkreta me rroba banje, se i dolën vilat”.

Po ashtu deputeti demokrat, tha se shumë janë disa raste të tjera të ngjashme me Karçanaj.

Korreshi: Pyetja që bëjnë shqiptarët e thjeshtë, është që nga buron ky lek në ndërtim?

Kur 95% e shqiptarëve nuk arrijnë dot me çmimet që po arrijnë në Tiranë, nuk po arrijnë më të blejnë as shtëpi në Lushnje.

Pra ju thoni që shteti do të ua lejë barrë noterëve bankave, por ato e kanë pas. Se kanë ikur me mijëra kontrata. Se thanë për atë të AKSHI-t, Kërçanaj, është e shkretë, gjynah, hallexheçkë, s’kishte, ishte me qira.

U mblodhëm të gjithë ne, dhe thamë se ku do vejë, iku nga detyra dhe kush do të ia paguajë qiranë?

Kur del në Palasë ajo e shkreta me rroba banje, se i dolën vilat. Tani kësaj çfarë t’i bëjmë ne?

Se si kjo, ka shumë e shumë të tjera?


Video