Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih ku ka marrë pjesë këtë të premte në Konferencën e Sigurisë. Kreu i qeverisë shoqërohet nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Rama ka takuar disa nga personazhet më të rëndësishëm politikë, përfshirë dhe homologun e tij grek Mitsotakis.
“Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, deputetin e Bundestagut dhe mikun e Shqipërisë, Johann Wadephul, të dërguarin special të BE për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák, të dërguarin special në Bosnjë, Christian Schmidt dhe ish-kancelarin austriak, Sebastian Kurz”, shkruan Rama krahas fotove të publikuara nga rrjetet sociale.
Kjo konferencë do të zhvillohet deri ditën e Dielë, ndërsa më herët Kryeministri ka bërë me dije se do të diskutojë në tryezë për mbrojtjen kibernetike, raportet Kosovë-Serbi si dhe rolin e Shqipërisë në rajon.