Ferit Hoxha, ministri i Jashtëm i vendit sot në 4 maj po raporton në Komisionin e Jashtëm në parlament.
U ndal tek fakti se është përfolur për bllokim të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai tha se kjo nuk është aspak e vërtetë, por se integrimi vijon normalisht.
“Nuk ka pasur e nuk ka bllokim. Nuk ka pasur dhe nuk ka veto. Procesi i integrimit vazhdon normalisht. Komisionerja Kos disa herë ka theksuar se integrimi i vendit vijon. Ajo që është thelbësore është puna dhe rezultatet tona.
Ne duhet të përmbushim reformat e duhet të bëjmë pjesën tonë me seriozitet. Ne duam ta çojmë Shqipërinë në Europë brenda vitit 2030. Një sërë ministrash të vendeve të BE-së kanë ardhur në Tiranë dhe kanë shprehur mbështetje për Shqipërinë në BE”, tha Hoxha.