Partia Socialiste ka rrëzuar sërish kërkesën e grupit parlamentar të PD-së të udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike. Kërkesa është rrëzuar sot në Konfernceën e Kryetarëve me votat e mazhorancës.
Kjo ishte hera e dytë që PD kërkonte ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike, teksa ishte firmosur nga 35 deputetë demokratë përfshirë dhe Lulzim Bashën.
Alibeaj e quajti skandaloz këtë vendim dhe deklaroi se PD do të ndjekë të gjithë rrugët deri në fund.
“Skemë korruptive, u shkel Kushtetuta dhe ligji për komisionet hetimore. Kërkuam që të hetoheshin të gjitha pikat e miratuara nga Komisioni për Investimet Strategjike. U shkel kushtetuta për rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor. Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për komisionin”, u shpreh Alibeaj.