Kaosi dje në Kuvend, mblidhet Sekretariati i Etikës, PD: Mbledhja të bëhet me dyer të hapura

19 December 2025, 09:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kaosi dje në Kuvend, mblidhet Sekretariati i Etikës, PD: Mbledhja

Komisioni i Etikës është mbledhur të premten për të shqyrtuar kërkesat e paraqitura nga Partia Socialiste që kërkon marrjen e masave disiplinore ndaj 29 deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me përplasjet e shënuara një ditë më parë në Kuvend.

Të pranishëm janë të gjithë deputetët demokratë për të cilët kërkohet përjashtimi.

PS ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa deputeti i PD, Saimir Korreshi ka kërkuar që mbledhja të jetë e hapur për mediat.

“Do të duhet që mbledhja të jetë e hapur. Po kërkoni të përjashtoni 29 deputetë të opozitës pa të drejtë. Kërkoj që të na vini në dispozicion provat dhe që ato të jenë publike”, është shprehur Korreshi.


Video