Florjan Binaj shkon te protesta e Lapajt, kreu i “Shqipëria Bëhet” e përqafon

18 December 2025, 20:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Florjan Binaj shkon te protesta e Lapajt, kreu i “Shqipëria
Binaj dhe Lapaj

Aktori Florjan Binaj që ishte edhe kandidati i pavarur i opozitës për Bashkinë e Tiranës, ka vajtur para Kryeministrisë, ku Adriatik Lapaj po proteston prej disa ditësh.

E ndërsa Binaj po i dhuronte një miku të tij protestues një shishe verë, Lapaj ka përfituar për t’i dhënë një përqafim, ndërsa dyshja kanë shkëmbyer edhe disa fjalë me njëri-tjetrin.

Lapaj e nisi protestën mbrëmjen e 8 dhjetorit, fillimisht i vetëm, e më pas iu bashkuar qytetarë të ndryshëm.

Lapaj kërkon nga kryeministri Edi Rama të ndalojë sulmin ndaj drejtësisë, si edhe të japë dorëheqjen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)


Video